Lewandowski paralajmëron Haaland: Jam akoma këtu, sezoni është i gjatë

136
Sigal

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin “Gert Muller” si golashënuesi më i mirë i sezonit.

Pasi pranoi çmimin, ai u pyet nëse do të jetë më e vështirë këtë edicion, me Haaland te Manchester City që s’po ndalet së shënuari.

Ylli polak në përgjigjen e tij duket se pati dhe një paralajmërim. “Sezoni është shumë i gjatë. Për mua është kapitull i ri me Barcelonën dhe që nga ditët e para unë po ndihem mirë në atë klub. Kam mundësi të shënoj shumë gola dhe jam i sigurt se së bashku do të bëjmë mirë në këtë”, është shprehur Lewandowski,.

“Ky është futbolli. Duhet të jeni gjithmonë gati. Unë e di se garë e re po vjen, por jam akoma këtu dhe s’kam thënë akoma fjalën e fundit”, ka shtuar ylli polak.