“You’ll never walk alone” për Hysajn? Edhe Klop ndjek mbrojtësin

448
Tifozeria e Napolit është ndër më te zjarrtat në Itali dhe Elseid Hysaj e ka shprehur disa herë publikisht faktin se përballë tifozëve të tillë, çdokush e ka të vështirë të largohet drejt një klubi tjetër. Por nëse ka një tifozeri e cila mund të thuhet pa frikë se është më e veçantë se e Napolit dhe që mund të bëjë Hysajn të ndërrojë mendje, është ajo e Liverpulit, klub i cili mendohej se po ndjek me shumë interes futbollistin shqiptar.
Ashtu si shumë klube të tjera angleze, edhe Liverpuli po monitoron mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi, me objektivin për ta afruar në verë. Mediat italiane kanë zbuluar se Jurgen Klop kërkon të përforcojë krahët e prapavijës dhe dy emrat që ka piketuar janë Matia De Shiljo i Milanit dhe pikërisht Elseid Hysaj.
Më shumë se aspekti ekonomik i marrëveshjes, për Hysajn sigurisht që do të kishte më shumë vlerë transferimi në një prej ekipeve legjendare të futbollit botëror, me një tifozeri unike e cila ka bërë për vetë disa nga figurat me të mëdha të këtij sporti.
Tani mbetet të shihet se si do te rrjedhin ngjarjet në verë dhe nëse Hysaj do të transferohet në stadiumin legjendar “Anfilld” për të dëgjuar me rregullsi korin legjendar “You’ll never walk alone” që bën magjik këtë impiant.
Sigal