Lajm tronditës në Bundesligë, një tjetër lojtar diagnostikohet me tumor dhe duhet të operohet

137
Sigal

Sebastian Haler, ylli i Borusia Dortmund, nuk është lojtari i vetëm i cili duhet të braktisë fushat e lojës në Bundesligë për t’iu nënshtruar kurave mjekësore pasi është diagnostikuar me tumor. Për fat të keq, kontrollet mjekësore kanë diagnostikuar me tumor në testikuj edhe mesfushorin ofensiv të Herta Berlin, Zhan-Pol Boetius.

Lojtari holandez kishte shfaqur shqetësime në ditët e kaluara dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të cilat ndeshën në tumorin, duke planifikuar menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale për të premten. Për të filluar më pas kimioterapinë, ashtu siç po bën edhe Haler në këtë periudhë.

Që nga marsi, ky është rasti i katërt kur në futbollin gjerman ndeshen raste të tumorit në testikuj të futbollsitëve profesionistë. Tmo Baumgartl i Union Berlin si dhe Marko Rihter i Herta Berlin janë dy lojtarët e tjerë përveç Boetius dhe Haler që janë diagnostikuar në muajt e fundit me këtë sëmundje.