Laçi mund Tiranën, Partizani dërgon Vllazninë në play-out

275
Sigal

Tirana vijon të jetë e “dehur” nga titulli kampion. Bardheblutë u mposhtën 3-1 nga Laçi në Kurbin në ndeshjen e javës së 35-të të Superligës. Laçi blindon vendin e tretë në renditje dhe kalimin në Europë.

Partizani fitoi pastër 3-0 me Vllazninë në Air Albania dhe detyron shkodranët që të luajnë ndeshje shtesë për të qëndruar në Superligë.

Vllaznia ndodhet në zonën play-out dhe i duhet të fitojë ndeshjen shtesë për të qëndruar mes më të mirëve duke rrezikuar jo pak.

Teuta fitoi me vështirësi në Vlorë 3-2 me Flamurtarin dhe mban vendin e katërt në renditje.

Bylisi siguroi qëndrimin në Superligë pasi fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit. Javën e parafundit të Superligës e mbyll sfida Kukësi-Skënderbeu që luhet në 20:45.