Gentian Çala: Ai është një pengmarrës pushteti

341
Sigal

Nga Gentian Çala

Të qenit liberal apo demokratik në mendësi është diçka që reflektohet në të gjithë aktivitetin politik, qoftë si vokacion, angazhim apo qëndrime. Kjo duket nga qasja që ke me liritë dhe të drejtat.

Përdorimi i disa aspekteve të të drejtave apo të lirive për të arritur qëllime të caktuara nuk të bën aspak një personazh politik liberal, progresist apo demokrat, por përkundrazi dëshmon të kundërtën.

Le të kthehemi te e drejta e përzgjedhjes së një kandidati për deputet, të cilën po e përdor Rama dhe një pjesë e deputetëve të vënë në shërbim të tij. Rama po e përdor thjesht për të penguar koalicionet.

Rama nuk po mbron asnjë të drejtë. Ky personazh që zhvlerësoi dhe mbyti çdo zë brenda forcës së tij politike, nuk ka qenë dhe nuk është aspak politikan i mbrojtjes apo promovimit të të drejtave. Ai është kundër demokracisë së drejtëpërdrejtë.

Mjafton të shihni si po drejton qeverinë dhe punët e shtetit për të kuptuar që dëshira e tij është të marrë peng pushtetin, institucionet, drejtësinë dhe ti drejtojë me stilin e tij autokratik.

Duhet të jesh naiv ose i verbër që të besosh se Rama po kërkon hapjen e listave, ndaj oferta e Opozitës së Bashkuar për hapje tërësore të listave apo për ndryshim sistemi duket se e nxjerr bllof pengmarrësin Rama.

Po tani?! Duket se argumenti i përdorur prej tij po shkërrmoqet. Demagogjia dhe triket e Ramës po zhbëhen karshi opinionit publik dhe partnerëve. Të gjithë tashmë e dinë se loja e tij nuk ka të bëjë me të drejtat, por me pushtetin që e ndjen se po e humb.

Mbeti thjesht një pengmarrës pushteti!