Kylian Mbappe drejt Real Madrid

161
Sigal

Paris Saint-Germain ka nisur të planifikojë sezonin e ardhshëm pa Kylian Mbappe në organikë. Kampionët e Francës po luftojnë që sulmuesi 23-vjeçar të rinovojë kontratën që skadon më 30 Qershor. Megjithatë, te PSG e dinë që lojtari mund të shkojë te Reali i Madridit dhe tashmë kanë nisur të mendojnë për përforcimet nëse ky largim ndodh.

Sipas mediave franceze, PSG është takuar me agjentin Horge Mendes për të biseduar për futbollistët që mund të pasojnë Mbappe në “Parkun e Princave”. Darvin Nunez i Benfikës është ai që intrigon më tepër. 22-vjeçari uruguajan është ylli i radhës i kampionatit portugez dhe vlera e tij në treg është 120 milionë Euro.

Një tjetër emër që pëlqehet nga drejtori Leonardo është ai i portugezit, Joao Feliz. Sulmuesi nuk ka bindur aq sa pritej në paraqitjet e tij me Atletikon e Madridit, që e vlerëson kartonin e tij me rreth 70 milionë Euro. Ndërkaq, një tjetër profil që flitet si përforcim i skuadrës franceze është ai i Paul Pogba. Francezi mund të firmoste në shtëpi me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Manchester United.