Shpëtim Hala, emri i kandidatit të ri për President në FSHF

859
Në Qarkun e Elbasanit janë 7 skuadra që luajnë në Kategorinë e Parë dhe në Kategorinë e Dytë, që do të thotë se për Asamblenë Zgjedhore aty do të jenë 7 vota. Këtë e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë publik emrin e kandidatit të tyre për President në FSHF, i cili është Shpëtim Hala, ish-arbitër futbolli në kategoritë inferiore në Itali, që hoqi dorë nga arbitrimi prej racizmit. Tashmë ai punon si gazetar në disa media në Shqipëri. Më parë, Hala ka kërkuar në FSHF për të qenë pjesë e arbitrimit si vëzhgues, apo edhe gjyqtar i mirëfilltë, por kërkesa e tij nuk i është pranuar. Ai Hala ka marrë premtimin e drejtuesve të ekipeve në këtë qark për mbështetjen e tij, duke u bërë sfidanti i parë që zyrtarizon kandidaturën për këtë post.
Sigal