Agron KAJA
“Notari ynë Gresi Koxhaku vazhdon performancën e tij të shkëlqyer. Këtë e tregoi edhe në këtë aktivitet, ku edhe u shpall si Notari më i mirë i Kupës “Pavarësia 2023”
Ekipi i Notit i SK Tirana duket i përfshirë në një atmosferë festive pas garave të Kupës “Pavarësia 2023”. Në këtë aktivitet, ky ekip i drejtuar nga trajneri Arjan Fetishi u përfaqësua me 31 notarë (m-f), ku sipas tij, të gjithë dhanë maksimumin në disiplinat e tyre. “ Në garat e Kupës “Pavarësia 2023” kishte shumë skuadra pjesëmarrëse, dhe ky masivitet mendoj se e bëri edhe më konkurrues këtë aktivitet. Nga ana jonë si skuadër (Tirana) kishim bërë përgatitje serioze dhe si fillim, katër stafetat e fituara nga meshkujt tanë treguan për shpirtin e garës në grup, dhe pa lënë mënjanë edhe garat individuale në të cilët notarët tanë arritën shumë podium”, -kështu e nisi dje bisedën Arjan Fetishi, trajneri i notit te SK Tirana, i cili më pas, për gazetën “Telegraf” veçoi kryesisht notarin Gresi Koxhaku, i cili u shpall edhe notari më i mirë i kësaj kupe. “Notari ynë Gresi Koxhaku vazhdon performancën e tij të shkëlqyer. Këtë e tregoi edhe në këtë aktivitet, ku edhe u shpall si Notari më i mirë i Kupës “Pavarësia 2023”. Madje e shoqëruar me një garë e dy Rekorde Kombëtare: Në 50 stilin shpinë për të Rinj e të Rritur, me kohën 25”69”. Ndërkohë që për Fetishin, edhe dy notaret e tjera të Tiranës dominuan në këto gara. “Notarja Vivian Xhemollari, edhe pse në gjëndje jo të mirë shëndetësore, i domonoi garat në 200 m shpinë dhe 200 m Miks. Edhe pse nuk arriti të shpallej notarja më e mirë, ajo vazhdon të dominojë në shumë disiplina. Ndërkohë që edhe notarja Julia Xhako u rendit në podiumin e më të mirave në këtë aktivitet dhe vazhdon të tregojë formë shumë të mirë”. Duke qënë se Tirana u rendit në vendin e dytë në garat e Kupës “Pavarësia 2023”, trajneri Arjan Fetishi tregon se skuadra që ai drejton ka progress të dukshëm. “E synuam vendin e parë, por nuk e arritëm me një diferencë të vogël pikësh. Gjithsesi, kjo tregon se progresi te Tirana është i dukshëm dhe me shumë talente. Ndoshta ky ka qënë edhe urimi më i bukur që Tirana u bëri të gjithë pjesëmarrësve në këtë Kupë, ku edhe flamuri shqiptar u shpalos dukshëm nga çdo skuadër”, ishte kjo deklarata e trajnerit të notit te SK Tirana, Arjan Fetishaj.
MË TË MIRËT E KUPËS
Greisi Koxhaku (Tirana)
Nga Kupa në Europian, synoj rekorde të reja

Notari i SK Tirana, Gresi Koxhaku, në Kupën “Pavarësia 2023” u shpall notari më i mirë. Madje ai theu edhe rekord kombëtar dhe se ky është viti i trofeve dhe i rekordeve Kombëtare. “Ndjehem shumë krenar për çka arrita në këtë Kupë. Gjithçka është punë në drejtimin e trajnerit Arjan Fetishi, dhe unë nuk do ndalem në përgatitjet sportive, por edhe në thyerjen e rekordeve kombëtare”. Më 3 dhjetor Greisi niset për Bukuresht, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Europian në garat e pishinës 25m, dhe shkon me synim kualifikimin, jo vetëm për rekord kombëtar.
Kaltra Meça (AN Te Stela)
Dola më e mira, por prisja më shumë nga vetja,

Notarja e AN “Te Stela” ishte protagoniste në garat e Kupës “Pavarësia 2023”. Jo vetëm se u shpall si notarja femër më e mirë e këtij aktiviteti, por se në garat që ajo zhvilloi, tregoi formë të mirë dhe me meritë ishte fituese në disa prej tyre. Për gazetën “Telegraf” ajo u shpreh se priste më shumë nga ky aktivitet. “Unë vërtet u shpalla Notarja më e mirë e Kupës “Pavarësia 2023”, por me rezultatet që arrita prisja më shumë nga vetja. Ndoshta në garën përmbyllëse të këtij viti do ta realizoj atë çka më mungoi”.

GARAT DITA E DYTË
Të shtunën, 25 nëntor 2023
4X50 m Katërnotim
Meshkuj: Tirana
Koha: 1’52”31
Femra: Te Stela
Koha: 2’12”16
50 m Stil i Lirë
Meshkuj: Greis Koxhaku (Tirana)
Koha: 23”50
Femra: Erla Kaçuri (Stela)
Koha: 30”88
200 m Stil i Lirë
Meshkuj: Amel Delanin (Vllaznia)
Koha: 2’01”15
Femra: Kaltra Meça (Stela)
Koha: 2’12”22
200 m Stil Shpinë
Meshkuj: Dart Selimi (Tirana)
Koha: 2’24”19
Femra: Vivian Xhemollari (Tirana)
Koha: 2’22”04
100 m Stil Bretkocë
Meshkuj: Ernel Bozgo (Stela)
Koha: 1’10”16
Femra: Julia Xhako (Tirana)
Koha: 1’20”00
200 m Stil Flutur
Meshkuj: Niklas Hoxha (Stela)
Koha: 2’14”34
4X100 m Stil i Lirë
Meshkuj: Tirana
Koha: 3’44”31
Femra: Te Stela
Koha: 4’30”16
100 m Stil i Lirë
Meshkuj: Amel Delanin (Vllaznia)
Koha: 52”56
Femra: Julia Xhako (Tirana)
Koha: 1’02”85
50 m Stil Shpinë
Meshkuj: Greis Koxhaku (Tirana)
Koha: 26”22
Femra: Luna Djarmati (Stela)
Koha: 33”43
100 m Katërnotim
Meshkuj: Lajdi Allaraj (Partizani)
Koha: 1’05”97
Femra: Viki Tafrruku (Vllaznia)
Koha: 1’16”88
50 m Stil Flutur
Meshkuj: Greis Koxhaku (Tirana)
Koha: 25”44
Femra: Kestrina Dande (Stela)
Koha: 32”06
200 m Stil Bretkocë
Meshkuj: Riçardo Lula (Tirana)
Koha: 2’50”47
Femra: Arla Dermishi (Stela)
Koha: 2’57”31
4X100 m Katërnotim
Meshkuj: Tirana
Koha: 4’10”38
Femra: Te Stela
Koha: 5’09”57





















