“Kupa Pavarësia 2023” – Presidenti Agim Çiraku: Rekordet, vlerë e shtuar e garave

27

NOT/ Në pishinën “Te Stela” u zhvilluan garat e Kupës “Pavarësia 2023”, u thyenë 11 Rekorde Kombëtare, AN Te Stela fituese, ndjekin Tirana e Partizani

Sigal

 

Edhe shiu dhe i ftohti i dy ditëve në fundjavën e kaluar nuk i ndali notarët dhe notaret e 11 ekipeve, të cilët me garimin e tyre respektuan veprimtarinë “Kupa Pavarësia 2023”. Për dy ditë rresht në pishinën 25m të resortit “Te Stela”, rreth 150 notarë e notare garues treguan seriozitet e përkushtim në të gjitha disiplinat garuese. Duke qënë i pranishëm Non-stop në këto gara, Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku deklaron për gazetën “Telegraf” se rekordet kombëtare që u thyen në këto gara, erdhën edhe si një vlerë e shtuar. “Ishte një një pjesëmarrje e  admirueshme me 11 ekipe nga Shqipëria. Dhe ky numur u përsërit edhe në Rekordet Kombëtare, plot 11, si një vlerë e shtuar e kësaj veprimtarie. Një falenderim për të gjithë ekipet dhe notarët ”.

 

Agron KAJA

Trajneri Sadik Mema: “Te Stela”, e “dashuruar” me këtë kupë

 

Kupa “Pavarësia 2023” këtë vit kishte dy organizatorë, u “dorëzuat” të ishit vetëm ju si Akademi?

Ne si Akademi ja kemi kërkuar për herë FSHN-së që të ishte pjesë e kalendarit edhe në Kupën “Pavarësia”. U realizua në projektin e këtij viti dhe kishte më shumë zyrtaritet ky bashkëpunim. Ne jemi të “dashuruar” me këtë Kupë.

Me sa notarë dhe ekipe garuat ju ai Akademi në Kupën “Pavarësia 2023”?

AN “Te Stela” garoi me mbi 40 notarë, meshkuj e femra. Ekipi ishte i plotë dhe të gjithë notarët garuan me seriozitet. Kjo situatë bëri që shumë nga notarët të bënin edhe gara alternativë, dhe ne jemi optimistë sepse ia dolën me sukses.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja për ekipet tuaja dhe notarët që garuan?

Në garat e kësaj Kupe, unë kisha më shumë objektiv fëmijët e AN Te Stela, dhe në përgjithësi ata të gjithë garuan mirë. Veçoj 11 vjeçaren Evie Asllanaj, e cila zuri vendin e parë në 100 me stil delfin. Me kohën 1’18”00, për moshën rezultat i mirë.

Konkretisht, çfarë fitoi AN “Te Stela” në Kupën “Pavarësia 2023”?

Po po, AN Te Stela doli në vendin e parë meshkuj e femra. Ishim të përgatitur për këtë sukses, dhe them se ishte e merituar për ne të fitonim në këtë Kupë.

Në cilat gara kishte më shumë rivalitet, dhe me cilët notarë apo ekipe?

Thuajse në të gjitha garat rivaliteti ishte i lartë, por më shumë rivalë u treguan notarët e Tiranës, të cilët kishin përgatitje shumë serioze. Sinqerisht dua ta falendëroj kolegun tim Arjan Fetishaj për punën e mirë që ka bërë te Tirana.

Në muajin dhjetor zhvillohet Kupa “Klavio Meça”, e synoni këtë trofe në mbyllje të vitit 2023?

Patjetër që do ta synojmë edhe këtë trofe vjetor. Ajo është një Kupë vetëm për fëmijët deri në moshëm 14 vjeç, dhe nga ana jonë si AN Te Stela synimet janë për mirë. Gjithsesi, edhe për këtë synim fjalë do t’ja lemë aktivitetit.

11 REKORDE

Në garat e Kupës “Pavarësia 2023” u thyen 11 Rekorde Kombëtare, nga këto 6 prej notarëve të AN Te Stela

REKORDET KOMBËTARE

 

Dita e parë e garave

#4X50m Stil i Lirë, Meshkuj

Partizani-Të Rinj, 15-16 vjeç

Koha: 1’47”29

#4X50m Stil i Lirë, Femra

Te Stela-Të Reja e të Rritura

Koha: 1’59”60

Dita e dytë e garave

#50 m Stil Shpinë, Meshkuj

Greisi Koxhaku (Tirana)

Koha: 25”69

#4X50 m Stil Mix, Femra

Ekipi Te Stela

Koha: 2’12”16

#200 m Shpinë, Femra-Fëmijë

Luna Djarmati (Te Stela)

Koha: 2’36”15

#4X100 m Stil i Lirë, Meshkuj

Partizani Të Rinj

Koha: 4’00”20

#100 m Stil i Lirë, të Rinj

Amel Delanin (Vllaznia)

Koha: 52”56

#4X100 m Stil i Lirë

Femra të Reja (Te Stela)

Koha: 4’30”16

#200 m Stil Bretkocë, Meshkuj

Fëmijë, Tomas Nasto (Tirana)

Koha: 3’18”22

#4X100 m Mix, Femra

Fëmijë 13-14 vjeç (Stela)

Koha: 4’37”41

#4X100 m Mix, Meshkuj

Të Rinj 15-16 vjeç (Partizani)

Koha: 4’36”81

 

FITUESIT, DITA E PARË

Të premten, 25 nëntor 2023

400 m Stil i Lirë

Meshkuj: Refat Hazizaj (Te Stela)

Koha: 4’26”62

Femra:Kaltra Meça (Te Stela)

Koha: 4’34”46

200 m Katërnotim

Meshkuj: Dion Daja (Te Stela)

Koha: 2’22”09

Femra: Vivian Xhemollari (Tirana)

Koha: 2’25”32

100 m Stil Shpinë

Meshkuj: Andi Bajollari (Te Stela)

Koha: 1’03”37

Femra: Shirli Ziso (Tirana)

Koha: 1’19”44

50 m Stil Bretkocë

Meshkuj: Joan Meshi (Partizani)

Koha: 31’81”

Femra: Julia Xhako (Tirana)

Koha: 36”50

100 m Stil Flutur

Meshkuj: Niklas Hoxha (Te Stela)

Koha: 1’00”19

Femra: Evie Asllanaj (Te Stela)

Koha: 1’18”00

4X50 m Stafetë Stil i Lirë

Meshkuj: Tirana

Koha: 1’49”28

Femra: Te Stela

Koha: 1’59”60