Sigal

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë përfundoi sot, ndërsa të gjitha skuadrat e Superiores ia dolën të kualifikohen për më tej dhe surprizat munguan.

Sipas skemës së paracaktuar të këtij kompeticioni, më poshtë janë edhe çiftet që do të përballen me njëri-tjetrin në turin e dytë, në të dy grupet.

Sfida e Grupit B mes Tiranës dhe Flamurtarit është ajo që spikat më shumë në këtë tur, pasi bëhet fjalë për dy skuadra me objektiva të mëdha jo vetëm në Superiore, por edhe në Kupën e Shqipërisë.

Paraprakisht është vendosur që sfidat e turit të dytë të luhen më datat 23 Janar 2019 dhe ato të kthimit më 6 Shkurt 2019.

Grupi A
Besëlidhja-Skënderbeu
Egnatia-Luftëtari
Kastrioti-Partizani
Vllaznia-Kamza

Grupi B
Apolonia-Kukësi
Bylis-Laçi
Tirana-Flamurtari
Lushnja-Teuta