Sigal

Aleksandar Mitrovic ka finalizuar transferimin e tij nga Newcastle te Fulham për 25 mln euro.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me ekipin anglez dhe është blerja e pestë e kësaj vere.

23-vjeçari ka shijuar një periudhë të mirë huazimi sezonin e kaluar dhe ishte shumë i rëndësishëm për kalimin në Premier League.

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që më në fund jam këtu për t’u bërë lojtari i Fulham. Kam dashuri për tifozët, ata janë të mrekullueshëm dhe kemi një marrëdhënie të mirë bashkë. “Ky është një klub i madh he vitin e kaluar shkruam historinë, shkruan telesport.

“Duam të vazhdojmë dhe me mbështetjen e tifozëve mund të shkojmë larg.”

Mitrovic do t’i bashkohet blerjeve të reja si Seri dhe Schurrle. Ndërkohë që pritet të mbërrijë edhe Alfie Mawson nga Swansea për 30 mln euro.