Për fat të keq, Jose Murinjo nuk i ka shijuar ashtu siç duhet këto Krishtlindje. Teknikut portugez i kishte ngordhur qeni dhe për këtë është emocionuar në transmetim direkt para se të startonte ndeshje e kësaj jave mes Totenhemit të tij dhe Brajton.
I pyetur se si kishte kaluar atmosfera, Murinjo ka theksuar fatkeqësinë e qenit. “Të jem i sinqertë këto Krishtlindje ishin shumë të trishtuara sepse më ngordhi qeni. Dhe qeni ishte familja ime. Por, duhet të shohim përpara”, u shpreh portugezi.
Megjithatë, luzitani mund të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij fitoi ndeshjen dhe mori tre pikë të rëndësishme në kampionat, pas disfatës së javës së kaluar ndaj Çelsit.