Barcelona pranë nënshkrimit me Alonco

30
Sigal

Barcelona duket se është vetëm një hap larg nënshkrimit me Marcos Alonso, i cili aktivizohet për Chelsea.

“Blutë e Londrës” kanë një mbrojtës të majtë të ri duke qenë se sapo kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Marc Cucurellan dhe në këtë formë spanjolli përfundon jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel.

Blaugranat kanë nisur negociatat me Chelsean dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur, aq më tepër kur edhe vetë Alonso preferon rikthimin në Spanjë për arsye familjare.

31-vjeçari që më parë ka qenë edhe pjesë e Real Madrid (prodhim i akademisë madrilene) pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare me Barcelonën dhe prej kohësh ka arritur marrëveshjen personale me klubin teksa tashmë trajneri Xavi Hernandez do të ketë një alternativë më shumë në pozicionin që mbulon Jordi Alba.