Konferencë “online” dhe qëndrim në Shqipëri vetëm 24 orë, zbulohet axhenda e Anglisë

226
Sigal

Shqipëria do të përballet me Anglinë ditën e diel, më 28 mars duke filluar nga ora 18:00, teksa kombëtarja e “Tre Luanëve”, do të qëndrojë vetëm 24 orë në vendin tonë.

Anglezët do të zbresin në aeroportin e Rinasit ditën e nesërme rreth orës 19:30. Lojtarët dhe stafi do të bëjnë në ndalesë të shkurtër në hotelin ku do të qëndrojnë dhe më pas do t’i drejtohen stadiumit “Air Albania”, për seancën stërvitore në vendin tonë.

Sipas axhendës, edhe konferenca zyrtare e trajnerit përpara ndeshjes do të zhvillohet “online” në mënyrë që të shmanget çdo kontakt i mundshëm si masë sigurie për Covid-19. Gjithashtu menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Anglia do të largohet nga Shqipëria, për t’u rikthyer në shtëpi.