Dekonspiroi operacionin, Gjykata i heq “pezullimin nga detyra” Artan Shkëmbit

227
Türk polisinin, Arnavutluk Terörle Mücadele Birimi personeline yönelik eğitim programını tamamlayanlara törenle sertifika verildi. Arnavutluk'un başkenti Tiran'daki Güvenlik Akademisinde düzenlenen törene Arnavutluk Güvenlik Akademisi Müdür Yardımcısı Artan Shkembi (fotoğrafta), Türkiye'nin Tiran Büyükelçiliği Müsteşarı Sinan Cem Baş ve Büyükelçilik temsilcileri katıldı. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )
Sigal

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit gjashtë mujor. Kujtojmë që Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”. Vitin e kaluar ndaj Shkëmbit nisën hetimet për dekonspirimin e të dhënave për një grup kriminal, që ishte në hetim nga autoritetet gjermane.

Pas hetimeve të SPAK, GjKKO vendosi më 28 shtator pezullimin e tij. Autoritetet gjermane kërkonin informacione në Shqipëri për një grup kriminal dhe kuptuan se banda informohej nga zyrtari i lartë i policisë.

Më konkretisht, autoritetet gjermane kërkuan informacion për dy persona që akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminal, por sipas tyre në lidhje me kërkesën u vu në dijeni vetë grupi kriminal.

Dyshohej se Shkëmbi vuri në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme chati, se ishin në hetim nga Gjermania.