Klubi spanjoll njofton tërheqjen nga Super Liga

184
Sigal

Pas klubeve angleze, klubi spanjoll i Atletiko Madridi ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga Super Liga.

Me anë të një komunikatë zyrtare, klubi spanjoll u shpreh se vendimi është marrë pas një diskutimi të gjatë ku në qendër të tij ishin tifozët e klubit.

“Bordi i drejtorëve i të Atletiko Madrid, që u mblodh të mërkurën në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht se nuk do t’i bashkohet Super Ligës së re.

Klubi mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot.

Për klubin, harmonia midis skuadrës dhe tifozëve është thelbësore. Skuadra e parë dhe trajneri kanë shprehur kënaqësinë e tyre në lidhjen me vendimin e klubit, duke kuptuar se meritat sportive duhet të mbizotërojnë mbi çdo kriter tjetër”, thuhej në deklaratën e klubit