Arabia Saudite-Egjipt, goli në shtesë përcakton vendin e tretë të Grupit A

501
Sigal

Në “Volgograd Arena” u luajt sfida e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt të Grupit A të Botërorit mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit.

Ky takim u mbyll me fitoren 2-1 të Arabisë, e cila e mbyll në vend të tretë në grup.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, shënoi i pari në minutën e 22-të, duke kaluar egjiptianët në avantazh.

Në të 39’ Al Muwallad humbet një 11-metërsh për Arabinë.

Gjithsesi arabët do të fitojnë sërish një penallti, e cila këtë herë shndërrohet në gol nga Al Faraj (45+6’), duke barazuar rezultatin, 1-1.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e katërt shtesë Arabia shkakton surprizën, duke shënuar dhe fituar 2-1.

Kjo ishte fitorja e parë, por që i vlen arabëve për vendin e tretë, duke u renditur pas Uruguait dhe Rusisë.