KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

163
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 22.04.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 22.04.2021

 

1.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidatit z. Florjan Kalaja dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Tiranë, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 173, nr. 181 dhe nr. 182, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

2.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Alma Ahmeti dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile dhe për një pozicion në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr.182, nr. 183  dhe nr. 185 datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

3.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Igerta Hysi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Gjykatën e Apelit Tiranë për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr.174, nr. 184  dhe nr. 185 datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

4.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Kodi i Etikës Gjyqësore””, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

5.      Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e kërkesave buxhetore të programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 të sistemit gjyqësor (faza e parë)”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.