KALENDARI/ Skuadrat e vendeve të para përballjen me njëra-tjetrën, ja oraret dhe ndeshjet për javën e 17-të

209
Sigal

Të shtunën do të zhvillohen dy përballje, siç është ajo Kastrioti-Bylis dhe Skënderbeu-Kukësi. Të dyja këto ndeshje janë programuar për t’u luajtur në orën 13:45.

Ndërkohë shumë interesante do të jenë ndeshjet e ditës së diel. Tirana do të kërkojë rikthimin te fitorja, teksa luan me Apoloninë në transfertë, në ndeshjen që do të luhet në orën 13:45. Në të njëjtin orar do të luhet edhe ndeshja mes Laçit dhe Teutës, sfidë kjo mes dy skuadrave që ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t.

Ndërkohë kryendeshja e javës është ajo mes Partizanit të vendit të dytë dhe kryesuesve të Vllaznisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:45.

Java 17 (30-31 janar)

Të shtunën

Kastrioti-Bylisi 13:45

Skënderbeu-Kukësi 13:45

Të dielën

Apolonia-Tirana 13:45

Laçi-Teuta 13:45

Partizani-Vllaznia 16:45 (në “Elbasan Arena”)