Qeveria e Ramës do të fundoset nga “ajsbergu” italian

201
Sigal

Skandali i dosjes së antimafies italiane, përgjimet e së cilës po publikohen nga media shqiptare, ka tronditur përfundimisht pushtetin e Edi Ramës, të cilit i ka ikur këto ditë humori dhe nuk duket kaq optimist, sa mundohej të dukej në fillim të vitit. Përgjimet kanë sakatuar mazhorancën, pasi dalin informacione se mafia italiane paguan 20 % për tenderimet dhe lejet e ndërtimit në Shqipëri.

Rilindja e mori një goditje me ish-ministrin Tahiri, por gjithsesi ia hodhi detit dhe doli në breg falë makinacionëve me drejtësinë e re, por këtë radhë me përgjimet e fundit, anija e Ramës ka pësuar të krisura të mëdha dhe po fut ujë nga të gjitha anët.

Prej katër vitesh Rilindja po qeveris me oligarkët, me mafien dhe ka dhënë pothuaj krejt buxhetin e shtetit firmave private të lidhura me qeverinë.

“Ajsbergu” italian që sapo ka dalë disi në sipërfaqe e ka goditur anijen e kryeministrit, ku ka mundësi që për të shpëtuar vetveten, kryeministri, të fillojë të hedhë nga anija disa pjestarë të kupolës rilindase.