Juventus kërkon të transferojë tjetër lojtar të Real Madridit

688
Sigal

Dani Ceballos ka përjetuar dy sezone të vështira në Real Madrid dhe është gati të largohet gjatë verës nga “Santiago Bernabeu”.

Siç raporton “El Chiringuito” në Spanjë, Juventusi nuk është kënaqur vetëm me Cristiano Ronaldon pasi është i interesuar të nënshkruajë edhe me mesfushorin spanjoll.

Ceballos së shpejti pritet të bëhet sërish shok skuadre me CR7-ën pasi “Zonja e Vjetër është favorite për të nënshkruar me 22-vjeçarin.