Intervista/ Sulejman Starova: Skuadrat tona kanë diferenca me kundërshtarët

52

Nga pjesëmarrja në Evropë te kampionati. Ja skaneri i Sulejman Starovës

Agron Kaja
Sigal

Agron Kaja

“Kushtet ekonomiko-financiare, që kanë klubet tona, në raport me kundërshtarët, që luajnë në Evropë, janë shumë me diferenca. Por ato janë përfaqësuar normal në Evropë dhe nuk është ndonjë gabim i madh eliminimi i tyre”

Jeni shumë aktiv në median sportive. Besoj se këtë ndjesi do ta keni edhe këtu te gazeta “Telegraf”?

Patjetër që po, sepse për një specialist futbolli që i ka kaluar të gjitha nivelet e trajningut dhe të drejtimit në futbollin shqiptar, mendoj se e gjitha kjo paraqitje në media vjen edhe si një detyrim profesional. Unë ndjehem i vlerësuar kështu.

Muaji korrik ka qenë i nxehtë jo vetëm në mot, për futbollin nga pjesëmarrja në Europë-te kampionati, ju si e përshkruani?

Muaji korrik i tillë ka qenë për futbollin tonë, për vetë periudhat e zhvillimit të kampionateve dhe organizimit të skuadrave. Duke shtuar edhe pjesëmarrjen në Europë të katër skuadrave tona, besoj se i nxehtë mbetet në kuptimin sportiv.

Ku mendoni se ritmika e futbollit tonë ka qenë në anën pozitive gjatë muajit korrik?

Besoj se në kupat e Europës. Sepse skuadrat nxituan edhe në merkato, e këtu veçoj Tiranën që bëri një merkato të mirë. Edhe të tjerat lëvizën në tregun e lojtarëve, por disi më të varfër, e këtu ndoshta edhe me gabime në zgjedhjet e tyre.

Skuadrat tona kanë luajtur tetë ndeshje në Europë, cilën do veçoni si më të mirën?

Më erdhi keq për Egnatian e Vllazninë, që u eliminuan, sepse e kishin mundësinë e kualifikimit. Por edhe Partizani duhet të kalonte turin e parë, por ishte një zhgënjim në ndeshjen e dytë. Ndërsa Tirana e meritoi kualifikimin, madje edhe me lojë të mirë.

U eliminuan 50% e skuadrave për turin tjetër, çfarë tregon kjo situatë?

Kjo tregon se kushtet ekonomiko-financiare që kanë klubet tona në raport me kundërshtarët, që luajnë në Evropë, janë me shumë diferenca. Gjithsesi, ato janë përfaqësuar normal në Evropë, e nuk është ndonjë gabim i madh eliminimi i tyre.

Në turin e dytë eliminator të Konferencë Ligë luajnë Partizani dhe Tirana, si e shikoni këtë rrugëtim të tyre?

Takimin e Partizanit e quaj një formalitet, më shumë për t’u formatuar për turin tjetër, ndërsa Tirana duhet të luajë me dinjitet ndaj Beshiktashit, sepse do ketë përballë një skuadër të madhe dhe të fortë, me buxhet qindra milionë euro.

Po Abissnet Superiore, si po e zhvillon ritmikën e saj në këtë stinë vere të nxehtë?

Këtë javë skuadrat e mbarojnë riformatimin dhe lëvizjet, duke llogaritur fillimin e kampionatit më 19 gusht. Shoh që në Superiore është Dinamo më aktive në lëvizje, ndërkohë që kjo javë do ketë lajme në pasurimin e skuadrave me lojtarë të rinj.

Ka disa ndryshime në brendësi të formulës së kampionatit në Superiore, çfarë mendoni se do sjellin ato?

Kjo është për t’u parë si risi, por e rëndësishme është se nëpërmjet kësaj strukture, bazë është rritja e buxhetit të skuadrave. Është hera e parë që bëhet ky ndryshim dhe mendoj se do jetë një atmosferë e bukur që vlen për t’u parë.

Skuadrat shqiptare

UEFA Konferencë Ligë

Turi dytë eliminator

Sot, datë 25 korrik 2023

Atletik Esklade-Partizani        17:00

Stadiumi Komunal “Samara Vila”

E enjte, datë 27 korrik 2023

Beshiktash-Tirana                   19:00

Stadiumi “Vodafon Park”

Dyshime për trukime në Maqedoni dhe Malin e Zi

Trukimi mbetet një fenomen, që nuk mund të zhduket, dhe ai shpërthen në heshtje edhe atje ku nuk e mendon. Kështu ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e kthimit të turit të parë të Konferencë Ligë, Makedonija GP-RFS, dhe ndeshja e skuadrës nga Mali i Zi, Arsenal Tivat- Alashkert e Armenisë, 1-6. Të dyja këto sfida dyshohen se kanë qenë të trukuara, ku bazat e basteve botërore kanë ngritur alarmin për sjelljen e pazakontë të lojtarëve, kryesisht gjatë sfidës së kthimit në ndeshjen RFS Letoni-Maqedonia GP, 4-1. Ato kanë reaguar për pagesat jashtëzakonisht të larta që janë bërë për disa lloje bastesh, por pagesat edhe më të larta janë bërë në ndeshjen mes Arsenal Tivat dhe Alashkert e Armenisë.

SKUADRAT E RAJONIT NË EUROPË

Rrugëtime interesante, me pak dritë jeshile

Skuadrat në Kosovë

LIGA E KONFERENCËS

Turi i dytë eliminator

Datë 25 korrik 2023

Ballkani-Larne (Nir)   20:45

Datë 27 korrik 2023

Dukagjini-Rijeka                     19:00

Plzen-Drita                              19:00

Skuadrat në futbollin kosovar dhe në atë maqedonas, që janë kualifikuar për turin e dytë në Konferencë Ligë, në të gjitha kompanitë e basteve kuotohen me pak shanse për t’u kualifikuar më tej. Ballkani ka prioritet ndaj irlandezoveriorëve të Larne dhe kuotohen fitues në takimin e parë në Prishtinë, ndërsa Drita kuotohet në humbje të padiskutueshme ndaj çekëve të Plzen. Dukagjini mendohet edhe për një barazim ndaj kroatëve të Rijekës. Ndryshe ndodh me skuadrat maqedonase, ku Struga kampione duket e barabartë ndaj skuadrës malazeze Buduçnost, ndërkohë që Shkupi nuk e ka të lehtë rrugëtimin me bullgarët e Levski të Sofjes. Për të gjitha skuadrat, rrugëtimet në këtë tur të dytë duken interesante, por edhe me pak dritë jeshile për kualifikim.

Në Maqedoninë e Veriut

Liga e Konferencës

Turi i dytë eliminator

Datë 26 korrik 2023

Struga-Buduçnost (Mne)        17:00

Datë 27 korrik 2023

Shkupi-Levski Sofia   21:00

Konferencë Ligë

Partizani me fat në short, Tirana me të fortët

Dje në mesditë u hodh shorti i turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, në të cilin marrin pjesë dy skuadrat tona, Partizani dhe Tirana. Ndërkohë, Partizani luan sot në Andorra ndaj Atletik Esklades dhe nëse e kalon këtë kundërshtar, atëherë do të luajë me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera, kundërshtarë, të cilët duken të lehtë në letër dhe histori. Ndërsa për bardheblutë nuk është e njëta situatë në short. Kjo nëse Tirana do të kalojë Beshiktashin, përballë do të ketë fituesin e ndeshjes Zeljenziçar-Neftçi Baku, që të dy kundërshtarë të fortë. Ndeshjet e turit të tretë të Konferencë Ligë do të luhen më 10 e 17 gusht 2023.

Shorti/ Turi i tretë  

Konferencë Ligë

Ndeshjet e para

Datë 10 gusht 2023

Atletik Esklades-Partizani/

Tre Pene-Valmeira

Beshiktash-Tirana/

Zeljenziçar-Neftçi Baku

Ndeshjet e kthimit

Datë 17 gusht 2023