Prej disa ditësh në luftë me flakët, sot ndihet edhe lëkundje tërmeti në Greqi

53
Sigal

Ndërsa prej ditësh Greqia përballet me flakët që kanë pushtuar disa zona, ditën e sotme janë ndjerë edhe lëkundje tërmeti.

Sipas mediave greke, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.7 Rihter, 7 kilometra ne veri-lindje të qytetit të Volosit.

Ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në qytet, ndërsa pak minuta para lëkundjes, dy lëkundje më të vogla me magnitudë 2.3 dhe 2.0 kanë ndodhur përafërsisht të njëjtën epiqendër.