Kotzias pezullon ambasadoren e BE pasi doli pro Shqipërisë dhe Maqedonisë

508
Themelet e ministrit të Jashtëm të Greqisë janë lëkundur pas një skandali të zbuluar nga mediat në Athinë. E përditshmja To Vima shkruan se shefi i diplomacisë greke ka pasur një konflikt me ambasadoren e Athinës në Bashkimin Evropian, pasi kjo e fundit nuk zbatonte urdhrat e shefit të saj kur ishte fjala për Shqipërinë dhe Maqedonisë. 
Ky vendim i ka kushtuar vendin e punës ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu. Gazeta To Vima shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon Ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të Kotzias. 
Gjatë fjalimit në parlament Kotzias tha se kur një ministër vendos veton për një çështje të rëndësishme kombëtare, asnjë diplomat nuk ka të drejtën të mos e respektojë, edhe kur është nën presionin e të tretëve. 
E përditshmja greke mësoi nga burme të saj se ambasadorja Aleksandra Papadopulu tejkalonte urdhrat e ministrit dhe qeverisë, duke dalë kundër qëndrimeve të tyre për çështje që kishin të bënin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Athina zyrtare ka disa çështje të hapura me Shqipërinë, po ndër to vlen të përmenden marrëveshja detare si dhe heqja e ligjit të luftës nga ana e Greqisë. E sa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë, të dy vendet janë në bisedime për çështjen e emrit. Greqia ka bllokuar disa herë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. 
Sigal