Sigal

Lacio është duke luajtur ndeshjen përballë skuadrës së Apollon e vlefshme për Ligën e Europës. Ekipi i drejtuar nga Inzaghi është duke fituar me rezultatin 1-0 falë golit të Luis Albertos. Megjithatë përveç kësaj ndeshje te skuadra kryeqytetase e Italisë fokusi qëndron edhe te dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Çiro Imobile dhe Milinkoviç Saviç për të cilët Igli Tare ka dalë garant se do të zgjasin kontratën. “Rinovimet e Milinkoviç-Saviç dhe Imobile janë çështje ditësh” – tha Tare. Kujtojmë se Milinkoviç-Saviç ishte një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos që lamë pas.