Real bën gati sulmin e radhës për Fabian Ruiz

319
Sigal

Fabian Ruiz është një nga objektivat e merkatos së verës së Real Madridit, por kërkesa e De Laurentiis është e shfrenuar: 100 milionë euro. Drejtuesit madrilen kanë ofruar në negociata të përfshihet edhe kartoni i njërit mes Luca Jovic dhe James Rodriguez, për të ulur sa më shumë shumën që duhet paguar kesh.

Asnjëri prej tyre nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane dhe pritet të lënë Madridin gjatë kësaj vere, ndërsa tashmë gjithçka është në dorë të Gattusos për të zgjedhur se cili do te më i përshtatshëm për skemat e tij.

Burime për mediat italiane konfirmojnë se vetë trajneri napolitan vijon të këmbëngulë për të mbajtur në skuadër Fabian Ruiz, por duket se vetë 22-vjeçari spanjoll kërkon një rikthim në La Liga.