Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik, ja kur pritet të rifillojë

250
Sigal

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila po mbahet prej disa orësh në rezidencën e ambasadës amerikane, mësohet se është ndërprerë për të vazhduar po sot në një moment tjetër.

Anëtarët kanë dalë nga rezidenca pas disa orësh intensive bisedimesh bashkë me përfaqësuesit diplomatikë të BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Mbledhja pritet të rifillojë në orën 20:30.

Ndërkohë që ditën e djeshme takimet zgjatën për afro nëntë orë.

Në fund të këtij itinerari, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se ka përparim duke i bërë thirrje palëve të heqin dorë nga kërkesat për të cilat nuk arrihet marrëveshje.