Kahn ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Ronaldos te Bayern Munich

44
Sigal

Një nga skuadrat që sipas raportimeve kanë shprehur interesim për blerjen e Cristiano Ronaldos, pas divorcit me United, është Bayern Munich.

Menaxheri i CR7, Jorge Mendes, kishte trokitur në derën e Bayernit edhe verën e kaluar, por nuk kishte marrë një përgjigje pozitive. Sigurisht që asgjë nuk ka ndryshuar në Bayern për sa i përket filozofisë së tyre dhe këtë e ka shpjeguar Oliver Kahn.

Portieri veteran dhe CEO i skuadrës tha për ‘Sky Sport Germany’: “Ne kemi një ide të qartë, një filozofi të qartë se si duhet të ndërtohet skuadra jonë. Të gjithë e vlerësojmë, nuk ka debat. Të gjithë e duam Cristiano Ronaldon, por kjo është diçka që nuk i përshtatet konceptit tonë”.