Haaland te Man City? Ja si përgjigjet Pep Guardiola

158
Sigal

Në një konferencë për shtyp këtë të martë para ndeshjes me Brighton të mërkurën në mbrëmje (21:00) , trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u pyet për interesimin e Qytetarëve për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland. Tekniku spanjoll nuk ka dashur t’i përgjigjet transferimit të mundshëm të 21-vjeçarit norvegjez tek City, duke shpjeguar në mënyrë të veçantë se nuk ishte koha, sipas tij, të flitej për merkaton. Megjithatë, sipas Daily Mail , tashmë është gjetur një marrëveshje mes klubit anglez dhe sulmuesit norvegjez.

“Lajmet rreth Haaland? Asnjë koment, asnjë përgjigje. Ne luajmë pa sulmues. Për shumë vite nuk kam menduar për merkaton, veçanërisht kur kemi gjëra të mrekullueshme për të bërë. Unë kam një shqetësim tjetër në kokën time duke menduar se çfarë do të ndodhë me klubin sezonin e ardhshëm ”, tha Guardiola.