Frikë nga incidentet, masa ekstreme për ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

539
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu, që do të luhet sot në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Burime nga klubi vlonjat konfirmuan për gazetën “Telegraf”, se për rëndësinë që ka kjo ndeshje, do të ketë forca të shumta policore. Vetë klubi vlonjat, përmes një letre të dërguar në drejtorinë vendore të Policisë, ka kërkuar mbarëvajtje sa më të mirë të këtij takimi, duke ditur rivalitetin mes dy ekipeve dhe tifozerive. Kështu, duke qenë se në këtë stadium tifozeria rikthehet pas një dënimi, masat pritet të jenë ekstreme nga policia, nga frika e ndonjë incidenti gjatë ndeshjes.
Sigal