Sot, Flamurtari-Skënderbeu/ Kapiteni Bushiç: E kemi mundësinë të fitojmë me Skënderbeun

704
Për Flamurtarin, faza e dytë starton sot me një ndeshje delikate përballë Skënderbeut, dhe kapiteni i skuadrës vlonjate, Tomislav Bushiç, beson sërish në një ecuri pozitive, si në fazën e parë. “Skuadra ka luajtur mjaft mirë, edhe pse kemi disa pikë më pak në renditje. Faza e parë ishte pozitive për ne, ku kemi humbur vetëm 1 ndeshje përballë Skënderbeut, por kjo skuadër është e fortë, luan mjaft mirë dhe jemi në rrugën e duhur”, theksoi dje Bushiç për gazetën “Telegraf”, i cili në ndeshjen e sotme me Skënderbeun, mendon se skuadra e tij do të dalë nga fusha e fituar me tri pikët. “Skënderbeu është momentalisht skuadra më e mirë, e vetmja që na ka mundur në fazën e parë. Nesër (sot) për fat të mirë ne do të luajmë me tifozë kundër tyre, dhe unë dua tu bëj thirrje atyre që stadiumin ta mbushin plot. Është një ndeshje e vështirë, por ne e kemi mundësinë që të fitojmë këtë sfidë më Skënderbeun.” Bushiç e ka sezonin e dytë te Flamurtari, dhe me këta tregues, ai mendon se skuadra do të shkojë në Evropë.
Sigal