Deklarata e Maganit: Dolëm nga shoku psikologjik

519
Duke mos qenë aspak në linjën e pretendimeve të presidentit e trajnerit të Luftëtarit, trajneri i Teutës, Gugash Magani, pas ndeshjes së fituar nga skuadra e tij, pretendimet e tij i kishte diku tjetër. “Jam i kënaqur me këtë fitore në transfertë, dhe besoj se skuadra do të vijojë ngritjen. Sepse nuk është e njëjta situatë si në fazën e parë, ku kishim shumë ndeshje që nuk merrnim tri pikët e plota. Presioni ka qenë maksimal, e sot (dje), dolëm nga ai shok psikologjik që na kishte mbërthyer. Unë kam besim te skuadra, e cila është e re, ndoshta kemi gabuar në merkato, por tani na duhet të punojmë”, theksoi Magani pas ndeshjes.
Sigal