Marash Kumbulla pritet të debutojë me Romën ndaj Juventusit në “Olimpico”

385
Sigal

Pas ndeshjes së parë ku qëndroi në pankinë ndaj ish-ekipit të tij, Verona (sfidë e humbur në tavolinë 0-3 nga Roma, sidoqoftë), për shqiptarin Marash Kumbulla duket se ka ardhur momenti i debutimit të madh në Serie A me fanelën verdhekuq.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, të dielën në mbrëmje ndaj Juventusit, mbrojtësi kuqezi pritet të zbresë në fushë në treshen e formuar edhe nga Mancini dhe Ibanez ose në dyshe me italianin.Kumbulla në përgjithësi ndaj Juventusit ka zhvilluar ndeshje tepër positive ndërsa trajneri portugez  Paulo Fonseca shpreson se e njëjta gjë do të ndodhë të dielën.