Franca u ndalon agjërimin lojtarëve myslimanë në ekipet kombëtare!

20
Sigal

Agjërimi i myslimanëve nuk tolerohet në kombëtaret franceze, me vendim të Federatës që ju imponon futbollistëve një shtyrje të praktikës fetare për momente të tjera të sezonit, siç këshillon edhe ndonjë imam i caktuar. Një zgjedhje që sipas të përditshmes L’Equipe gjeneron skepticizëm dhe madje dhe tension te lojtarët e besimit islam.

Pozicionimi i krerëve të Federatës vjen edhe për shkak të krizës që shpërtheu një vit më parë, kur disa lojtarë të kombëtares U-21 kërcënuan me grevë nëse do tu ndalohej të praktikonin agjërimin e Ramazanit gjatë grumbullimit. Më pas ndërhyri presidenti Philippe Diallo, duke vënë një rregull të përbashkët për të gjithë.

Për këtë arsye në muajt e fundit, drejtuesit kanë përgatitur terrenin, duk e vendosur që nga përfaqësuesja U-16 e deri te kombëtarja nënkampione e botës, “çdo praktikë fetare mund të çojë te ndryshime të organizmit kolektiv”. Në praktikë, në respekt të principit të laicitetit, nuk do të ndryshohen oraret e stërvitjeve, vakteve të ushqimit, apo ndeshjeve për të respektuar praktikat fetare.