Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

387
Sigal

Fernando Alonso, do të rikthehet në Formula 1 me Renault sezonin e ardhshëm. Dy herë kampioni i botës, u largua nga Formula 1 në vitin 2018 dhe aktualisht është duke garuar në Indianapolis 500 me McLaren. Nga sezoni i ardhshëm, 39-vjeçari spanjoll, pritet të jetë shok skuadre me Esteban Ocon, duke zëvendësuar australianin Daniel Ricciardo, i cili do të kalojë te McLaren në fund të këtij sezoni.

Spanjolli pritet të qëndrojë deri në vitin 2022 në Formula 1.