E konsideruar nga shumë si një nga njëvendëshet më të bukura në histori, si për nga dizenjo ashtu dhe nga ngjyrat, makina Jordan 191 me të cilën ka debutuar në Formula 1 legjenda Michael Schumacher është zyrtarisht në shitje.
Më këtë makinë Michael ka debutuar në garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Prej ditës së sotme ajo makinë është në shitje, por ende nuk është bërë me dije çmimi i shitjes.
Ajo është një nga 2 makinat Jordan që Schumacher përdori atë sezon.