Agim Canaj nuk është më trajneri i Bylisit. Dorëheqja e teknikut vlonjat u pranua nga presidenti ballshiot, Besnik Kapllanaj. Drejtues provizorë do të jenë Fjodor Xhafa dhe ish-portieri nigerian, Emanuel Egbo. Agim Canaj ka drejtuar në karrierën e tij nëntë skuadra, përfshirë Dinamon, Flamurtarin, Vllazninë, Shkumbinin, Besën, Gramozin, Skënderbeun dhe dy herë Bylisin (në sezonin 2010-2011 dhe 2012-2013). Kategoria Superiore gjatë 11 javëe të para ka parë dhjetë bankina të ndryshuara apo të rindryshuara, ku vetëm në javën e parë dhanë dorëheqjen, u shkarkuan apo refuzuan kontratën tre trajnerë: Hulian Rubio (refuzim kontrate me Tiranën); Përparim Daiu (i dorëhequr nga Laçi) dhe Shkëlqim Muça ( i shkarkuar nga Flamurtari). Në javën e dytë u shkarkua trajneri i Teutës, Hasan Lika, pas humbjes së thellë 4-1 me debutuesit e Luftëtarit. Odiseja e shkarkimeve dhe largimeve vazhdoi me pas me Stavri Nicën, që u vetëlargua në mënyrë enigmatike nga drejtim i Laçit. Java e 8-të mund të konsiderohet edhë si kryejava e largimeve: tre të tillë, Artan Mërgjyshi nga Kastrioti, për të vazhduar me Nevil Deden nga Luftëtari, Artur Lekbello nga Tirana, dhe i fundit në radhë është Ernest Gjoka nga Apolonia. Odiseja vazhdon me Tomorin, kur vetëlargohet Kristaq Mile në javën e 9-të, dhe një javë më pas dha dorëheqjen edhe Gugash Magani i Shkumbinit. Pas javës së 11-të ishte radha e Agim Canajt. Gjithsesj në këto 11 javë janë 20 trajnerë në 10 skuadra që kanë ndryshar. Vetëm 4 skuadra nuk i kanë ndryshuar trajnerët: Skënderbeu, Vllaznia, Kukësi dhe Besa. Gjithsej janë 24 trajnerë në 14 skuadra
KATEGORIA SUPERIORE, SEZONI 2012-2013
LEVIZJET NË BANKINA
1. TIRANA
Hulian Rubio (java 1); Alban Tafaj (java 2-3); Artur Lekbello (nga java 4-8), Alban Tafaj (java 9);
2. LAÇI
Përparim Daiu (java 1); Stavri Nica (java 2-5), Ylber Zani (6-7), Ramadan Shehu (nga java 8).
3. FLAMURTARI
Shkëlqim Muça (java 1); Hulian Rubio (nga java 2).
4. TEUTA
Hasan Lika (java 1-2); Gentian Begeja (nga java 3)
5. KASTRIOTI
Artan Mërgjyshi (java 1-5), Shaban Dollaku (nga java 6)
6. LUFTËTARI
Nevil Dede (java 1-8), Edi Martini (nga java 9)
7. APOLONIA
Ernest Gjoka (java 1-8), Elidon Demiri (nga java 10)
8. TOMORI
Kristaq Mile (java 1-9), Madrid Muzhai (nga java 10)
9. SHKUMBINI
Gugash Magani (java 1-10), Kristaq Mile (nga java 11)
10. BYLIS
Agim Canaj (java 1-11), F.Xhafa-E.Egbo (nga java 12).
BANKINAT E PANDRYSHUARA
1. VLLAZNIA
Shpëtim Duro
2. SKËNDERBEU
Mirel Josa
3. KUKËSI
Armando Cungu
4. BESA
Ilir Daja