Ivan Rakitic shpreh dëshirën për të ardhmen

480
Sigal

Ivan Rakitic u diskutua pak javë më parë si lojtari i radhës që do të largohej nga Barcelona dhe fillimisht Interi shihej si destinacioni i radhës, por vetë kroati e hodhi poshtë si alternativë.

Sakaq, duket se Rakitic është bindur për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës.

Këtë e pranoi vetë futbollisti në një prononcim për mediat, ku u shpreh se dëshira e tij është që të qëndrojë, megjithatë shtoi se i vjen mirë që ka oferta dhe se do të ishte i hapur për të diskutuar cilindo vendim që merr klubi.

“Dëshira ime është që të qëndroj te Barcelona, por edhe Barcelona ka të njëjtin mendim. Megjithatë, unë jam i hapur ndaj çdo mundësi, edhe pse kam edhe disa vite të tjera në kontratë. Më vjen mirë dhe jam i lumtur që më kërkojnë disa klube, pasi kjo do të thotë se e kam bërë mirë punën time”, u shpreh Rakitic.