Shifra të çmendura, ja sa fitojnë pilotët e Formula 1

589
Sigal

Luis Hamilton është piloti më i paguar i të gjitha kohërave në Formula 1. Sipas renditjes të publikuar nga “Formula Money” ka publikuar listën e pilotëve të Formula 1 që janë paguar më shumë, ku anglezi i skuderisë Mercedes mban vendin e parë me 489 milion dollarë të fituara që nga viti 2007 kur debutoi në për herë të parë. Në këtë klasifikim llogariten të ardhurat nga kontratat dhe çmimeve të fituara gjatë karrierës.

Megjithëse ka vite që është tërhequr nga pistat dhe vazhdon betejën e vështirë për rikuperimin pas aksidentit të rëndë me ski, Michael Schumacher renditet në vendin e dytë me 464 milion dollarë të fituara në karrierë, pa llogaritur këtu arkëtimet nga e drejta e imazhit, marketingu dhe spotet publicitare.

Pas pilotit gjerman, treshen e parë e plotëson një tjetër pilot i tërhequr nga Formula 1. Ai është Fernando Alonso me 458 milion dollarë të fituara. Me pilotëve të tjerë në aktivitet, në dhjetëshen e parë të kësaj liste renditet në vendin e katërt Sebastian Vettel me 358 milion dollarë.