Flet Chiellini: Në 2012 bënim tifo për Interin, imagjino si kishim përfunduar …

279
Inter Milan's Brazilian defender Maicon (R) argues with Juventus' defender Giorgio Chiellini during their Italian serie A football match on November 22, 2008 at San Siro stadium in Milan. Inter Milan defeated Juventus 1-0. AFP PHOTO / ALBERTO PIZZOLI (Photo credit should read ALBERTO PIZZOLI/AFP/Getty Images)
Sigal

Ishte viti 2012, viti i titullit të parë në epokën Conte. Një moment vendimtar për bardhezinjtë, i cili është treguar edhe nga Giorgio Chiellini. “Duhej të shkonim të luanim kundër Cagliarit, duke bërë tifo për Interin, sepse në Milano luhej Derbi, imagjino pak si kishim përfunduar…”, shkruan kapiteni i Juventus në autobiografi, duke kujtuar ndeshjen që i dhuroi Juventus titullin në  fushën neutrale të Triestes.

“Erdhi vëllai im, mamaja, vjehrri, pesë orë me makinë nga Livorno. Më kujtohet tensioni që kishim të dielën, pasi hëngrëm në orën 17. Mund të ndodhte gjithçka. Nëse do të barazonim dhe Milan të fitonte …

Por pas 6 minutash ishim në avantazh, ndërkohë që Interi i shënoi 4 Milanit. Pasi arritëm rezultatin 2-0, me autogolin e Caninit, u përqendruam tek rezultati i derbit të Milanit dhe më pas e kuptuam se gjithçka kishte përfunduar”.

Një moment i paharrueshëm, që kapiteni bardhezi e ka fiksuar në memorie. Ashtu si kampionati i 2006 i dorëzuar më pas Interit, për ngjarjet e Calciopolit. “Ai i Triestes nuk ishte titulli im i parë. Në fushë në realitet e kisha fituar në 2006. Isha i ri, kisha bërë 23 prezenca në ndeshje të vërteta, ato të rëndësishme. Capello më aktivizonte tek të gjitha. Mu duk shumë e lehtë, gati nuk e kisha ndjerë fare”, deklaroi kapiteni i Juventusit.