Sigal

Edhe pse është në avangardë të merkatos dimërore, sërishmi kukësianët nuk kanë të ndalur . Pas afrimit të Rrocës dhe Shkurtajt nga Luftëtari, verilindorët kanë arritur të bindin edhe futbollistin e kombëtares shpresa, Faton Xhemaili. Nderim Nexhipi dhe Ramadan Ndreu kanë arritur të gjejnë akord me mbrojtësin e majtë që luan në kampionatit serb me ekipin e Radnik Surdulica. 20-vjeçari debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren ndaj Maltës. Ai do të jetë një alternativë më shumë në mbrojtje për teknikun Cungu.Nën vëzhgimin e një numri të madh “agjentësh” sportiv me një lojë bindëse kukësianët kanë barazuar me ekipin e Rostokut të Rusisë.

Kukësi-Rostov 1-1

Shënues: Çyrbja 42’ / Gulevski 17’

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Limaj, Dzaria, Rroca, Çyrbja, Uilliam, Shkurtaj. Trajner: A Cungu

Rostov: Abaev, Logashov, Pliev, Sigurdsson, Skopintsev, Gulevsky, Gatskan, Zuev, Kjartansson, Ionov.