Sigal

Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar më shumë se një milion banorë të përhershëm në tre vitet që vijnë. Kjo përbën afro 1% të popullsisë së vendit në vit. Kanadaja mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm në 2017-ën dhe projektohet që ky numër do të arrijë në 350 mijë këtë vit. Dhe 360 mijë në vitin 2020. Dhe 370 mijë në vitin 2021.

“Falë të ardhurve që ne kemi mirëpritur në vite përgjatë historisë sonë, Kanada është zhvilluar më e fortë dhe më e gjallë siç e gëzojmë sot”, tha Ministri i Emigracionit të Kanadasë, Ahmed Hussen. Vetë ministri Hussen, një emigrant nga Somalia, tha se fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së plakur të Kanadasë dhe në nivelin e lindjeve, duke rritur fuqinë e saj punëtore. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen në një kohë kur shtete të tjera perëndimore, përfshirë SHBA-në, po zbatojnë politika më të rrepta të imigrimit.

Kanadaja dallohet si shtet që ofron mbrojtje të madhe për refugjatët. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 68.5 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit 2017, shkruan “CNN”