Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si mund t’i blini

576
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur sot shitjen online të biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin europian Euro 2016. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin Elbasan Arena në 8 tetor, ora 20:45.
Por ndonëse çmimet e biletave janë afishuar sipas tribunave, tifozët apo të interesuarit nuk mund t’i blejnë ato, pasi faqja online për blerjen e tyre nuk funksionon.
Ajo që bën habi është fakti se faqja online e FSHF funksionon normalisht, ndërsa faqja e shitjes së biletave nuk funksionon, ndonëse të dyja ndodhen në një njëjtin server, dhe nëse njëra prej tyre bie, duhet të bjerë dhe tjetra. Tifozët ndonëse presin me padurim të blejnë biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e kanë të pamundur ta bëjnë këtë online, dhe shtrojnë pyetjen: Pse ndodh me faqen online të FSHF?
Sigal