Regragui: Ne donim të hynim në histori, Afrika po përfaqësohet denjësisht në “Katar 2022″

50
Sigal

Pas triumfit 2-1 kundër  Kanadasë, që i siguroi kualifikimin për në raundin tjetër, trajneri i Marokut, Regragui ka folur për mediat, duke thënë se ekipet afrikane deri më tani janë përfaqësuar shumë mirë në “Katar 2022”.

“Faleminderi Zotit lojtarët bënë më të mirën. Ne donim të hynim në histori dhe fituam dy ndeshje. Jemi vërtet të lumtur. Përgëzoj të gjithë lojtarët dhe tifozët, që besuan tek ne dhe kjo është dëshmi se Afrika është e përfaqësuar shumë mirë këtu në Katar”,- deklaroi tekniku Regragui.