Tiranë, Veliaj takim me nxënësit ekselent: Arsimi ka ende shumë për të ndryshuar

531
Kryebashkiaku Veliaj në një takim me nxënësit e studentët ekselentë u shpreh se Bashkia e Tiranës do të vlerësojë kontributin e tyre duke theksuar se luftojmë të hedhim themelet për 20-30 vitet e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se në arsim ka ndryshuar shumë por ka ende punë për të bërë duke i’u drejtuar nxënësve se duhet të vijojnë të mësojnë e të të ndërtojnë mëndjen e Tiranës pasi mentaliteti i njerëzve vështirë të ndryshoi
Veliaj theksoi disa nga projektet që ai dhe Bashkia ka propozuar si rikthimi i bursave në 4 vitet e ardhshme, ndërtimi i një këshilli bashkiak rinor me 61 anëtarë të përzgjedhur nga gjimnaze e universitete, si dhe reklamim të studentëve ekselentë në rrugët e Tiranës si imazhi i kryeqytetit Veliaj preku edhe njëherë cështjne e transportit të mjeteve të shërbimeve dhe lëvizjen e tyre gjatë kohës së orarit që nxënësit duhet të shkojnë në shkollë. Ai shtoi se në një muaj qyteti i Tiranës humb 33 mijë orë mësimi vetëm nga lëvizja e këtyre mjeteve dhe Tirana nuk e ka luksin për një gjë të tillë
Sigal