Ekipi i Tottenham bën gati super ofertën për të rikthyer Bale

515
Sigal

Tottenham Hotspur kërkon të rrëmbejë Gareth Bale. Jose Mourinho ka një lidhje të veçantë me futbollistin uellsian, teksa e ka stërvitur më pare te Real Madrid.

30 milionë euro plus kartonin e Christian Eriksen i cili është në skadencë kontrate me Tottenham, është kjo oferta që ka bërë klubi londinez për Bale për ta rikthyer atë në ishull që në merkaton e janarit.

Të paktën kështu raportojnë mediat angleze, megjithatë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Los Blancos, edhe pse Eriksen pëlqehet shumë nga presidenti i Realit, Florentino Perez.