Gjermania thyen rekord në eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake

458
Sigal

Shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë arritën një rekord prej 8 miliardë eurosh në periudhën janar-dhjetor të vitit 2019 (deri më 15 dhjetor).

Duke iu përgjigjur një interpelance të Partisë së Majtë, Ministria gjermane e Ekonomisë dhe Energjisë tha se qeveria ka miratuar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej 7 miliardë e 950 milion eurosh në periudhën janar-dhjetor të këtij viti.

Sipas ministrisë, Gjermania këtë vit më së shumti armë dhe pajisje ushtarake i ka shitur Hungarisë, me një vlerë prej 1,77 miliardë eurosh, ndërsa pas saj radhiten Egjipti me 802 milionë euro dhe SHBA me 483 milionë euro.

Nga shitjet totale të armëve gjermane, 44,2 për qind apo 3,52 miliardë euro janë realizuar në vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ose NATO-s dhe vende që nuk konsiderohen si aleatë të Gjermanisë. Kjo shifër në vitin 2018 ishte 52,9 për qind.

Rekordi i mëparshëm i shitjes së armëve gjermane ishte 7,86 miliardë dollarë në vitin 2015.