Kur duhen rreth 5 orë nga nisja e ndeshjes tejet të rëndësishme për eliminatoret Euro 2024, Shqipëri-Republika Ceke, me qindra tifozë nga të gjitha trojet shqiptare kanë arritur tashmë në Tiranë.

Në disa nga lokalet apo pikat ku janë vendosur tifozët atmosfera është ndezur tashmë me këngët e tyre karakteristike.

Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 22 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi.
Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë të grumbulluara dhe një fitore mbrëmjen e sotme do të rriste në maksimum shanset për kualifikim.






















