PS dhe opozita bëhen bashkë, Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për Kosovën

44
Sigal

Rezoluta për çështjen e Kosovës është miratuar sot në Kuvend me 101 vota pro, dhe 1 abstenim.

Kujtojmë se deputetët shqiptarë, të majtë dhe të djathtë përgatitën dy rezoluta, nga e cila arritën në një dakordësi, një hap ky historik.

Dokumenti në fjalë, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

REZOLUTA

Në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës;

Në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon;

Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023;