Edmond Gëzdari: Skuadrat e Superiores duan trajnerë elite, jo “autoshkollë”

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” specialist i futbollit Edmond Gëzdari, veçon dukurinë e sezonit

Agron KAJA

Agron Kaja

Cili është përshkrimi juaj për javën e parë të fazës së katërt të Abissnet Superiore?

NOA

Unë mendoj se në përgjithësi niveli sportiv dhe diferencat mes skuadrave, janë shumë të vogla. Skuadra e fundit Skënderbeu, me Egnatian e kreut nuk kanë shumë diferenca. Kjo tregon se të gjitha kanë nivel të ulët, jo nivel të lartë.

Sa përcaktues kanë qënë veprimet e trajnerëve në këto ndeshje?

Duke ju referuar të gjithë elementëve në fushën e lojës, unë mendoj se i vetmi trajner me vlera në këtë Superiore është Ilir Daja. Sepse shkoi në një skuadër që nuk kishte shumë nivel dhe ecuri, por e ngriti Dinamon në krye. Pra, nuk është si të tjerët, ka diferencë të dukshme.

Në javën e 28-të, të parat u luajtën dy sfida të zonës “Final 4” në renditje, cilën e veçon si më të mirën?

Në Rrogozhinë ishte ndeshja që lëvizte me diferenca të vogla, këtë herë nuk kishte diferenca të dukshme. Edhe në Shkodër, Partizani edhe pse humbi, minimalisht duhet të kishte marrë barazimin. Lojtarët me përvojë kanë bërë diferencën.

Ndërkohë, për skuadrat e tjera si u shpreh kjo javë në tabelën e renditjes?

Bylisi ka lojtarë inteligjentë, të shpejtë që bëjnë diferencën, por i mungon shumë pamja para portës. Tirana e bëri diferencën dhe për herë të parë skuadra laçiane m’u duk në nivel të ulët. Më çuditi reagimi i trajnerit me lëvizjen taktike.

Tre kartonë të kuq në dy ndeshjet e zonës “Final 4”, çfarë tregon ky detaj?

Kartonët e kuq nuk parashikohen, ato ndodhin. Skuadrat që janë në vështirësi duhet të bëjnë kujdes, sepse ato nuk merren se do arbitri, por se i meritojnë lojtarët me gjestet e ndëshkueshme që rëndojnë skuadrën në rezultat.

U shënuan 10 gola, çfarë tregon kjo shifër për këtë nisje të fazës së katërt?

Mesatare normale, por jo e mirë. Sepse në fazën përmbyllëse, skuadrat janë shumë të kujdesshme, dhe ndaj shënohen pak gola. Rreziku është i madh dhe po tregohet shumë kujdes mos pësojnë gol. Dukuri për mesatare të ulët.

Keni një vlerësim teknik bazuar me nota, për pesë ndeshjet e javës së 28-të?

Nga ndeshjet e kësaj jave, unë notën më të lartë ia jap Tiranës, sepse nuk e prisja që të luante mirë e të bëntë diferencën. Në të gjitha ndeshjet e tjera, nuk kishte skuadra që bënë diferencën mes tyre, kanë vlerësim nën mesatar.

Java e 29-të luhet në fundjavë, është ky një kalendar delikat ky bazuar në renditjen e tyre?

Tirana-Vllaznia mbetet si ndeshje ku përballen skuadra me interesa të kundërta, ku Vllaznia lufton për titullin dhe Tirana për mbijetesë. Ndërsa Egnatia do vazhdojë të fitojë e skuadrat që janë në pozicionet e fundit në renditje, nuk do jetë çudi që të fitojnë me ato skuadra sipër në renditje.

Gjatë këtij muaji do ndërpritet kampionati për 10 ditë, do ndikojë në ritmikën e garës?

Unë them se ka skuadra që kanë patur momente të mira në këtë periudhë, si Egnatia e Vllaznia, të cilave kjo ndërprerje edhe mund tua prishë ritmin. Por për skuadrat e tjera, është monet i mirë për të ndryshuar diçka

 

Klasikja ndryshon stadium, transferohet në Elbasan

Pas hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës, dje FSHF-ja ka bërë edhe njoftimin e radhës për ndeshjen Tirana-Vllaznia e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore. Kështu, Tirana do ta presë Vllazninë në stadiumin “Elbasan Arena”, jo në “Niko Dovana”. Klasikja e Shqipërisë do të luhet më 11 mars ora 16:30. Kështu, FSHF-ja ka konfirmuar rikthimin e Tiranës si klub pritës në Elbasan, ku ndeshja e fundit ishte humbja 1-4 ndaj Dinamos.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 29

E hënë, 10 mars 2025

Dinamo-Bylis                         17:00

Skënderbeu-Partizani             17:00

E martë, 11 mars 2025

Laçi-Egnatia                           13:30

Teuta-Elbasani                        16:30

Tirana-Vllaznia                       16:30

(Luhet në “Elbasan Arena”)

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                     28        52

2.Vllaznia                    28        49

3.Dinamo City             28        47

4.Partizani                   28        40

5.AF Elbasani              28        35

6.Bylis                         28        31

7.Laçi                          28        31

8.Tirana                       28        29

9.Teuta                        28        28

10.Skënderbeu             28        27

 

Shorti/ Kupa e Shqipërisë

“Final 4” në gjysmëfinalet e Kupës, përballjet e 38 trofeve

Dje, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në FSHF u hodh shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, edicioni 2024-2025. Goglat e hedhura formuan dy çiftet, ku janë kualifikuar katër skuadrat që renditen në zonën “Final 4” të Abissnet Superiore. Vllaznia-Dinamo City dhe Egnatia-Partizani janë dy ndeshjet gjysmëfinale. Në ndeshjet çerekfinale, Partizani eliminoi Laçin, Vllaznia e kaloi Elbasanin me penallti, Egnatia eliminoi Bylisin dhe Dinamo eliminoi Skënderbeun. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 2 prill, ndërsa sfidat e dyta që do të përcaktojnë dy skuadrat finalist të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 23 prill 2025. Ndeshja finale do të luhet në datën 1 maj. Të gjitha këto skuadra e kanë fituar Kupën e Shqipërisë, përkatësisht Partizani 15 herë, Dinamo 13 herë, Vllaznia 8 herë dhe Egnatia 2 herë. Në total, këto katër skuadra kanë fituar 38 Kupa në edicionet përkatëse. Nëse në finale dalin dy skuadra të kryeqytetit, ndeshja luhet në stadium jashtë Tiranës. Nëse dalin finaliste dy skuadra jashtë kryeqytetit, finalja duhet në luhet në Tiranë.

Kupa e Shqipërisë

Shorti gjysmëfinaleve

Ndeshjet e para

Datë 2 prill 2025

Vllaznia-Dinamo C

Egnatia-Partizani

Ndeshjet e kthimit

Datë 23 prill 2025